Gruaja 60 vjeçare taksiste në Egjipt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gruaja 60 vjeçare taksiste në Egjipt

    Insajderi
    12 July 2017 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ummu Velid nga Egjipti, për 38 vite e vazhdon me dashuri profesionin e babait si taksiste, të cilin e kishte filluar që nga viti 1979.

    Ummu Velid e cila në moshë të re mori timonin në dorë, përkundër moshës 60-vjeçare me vite të tëra bart pasagjerë me taksin e saj të bardhë nëpër rrugët e Kajros.

    Ummu Velid e cila nuk e përdor emrin e saj të vërtetë, duke e zbatuar traditën e kulturës arabe ku nënat e quajnë veten në bazë të emrit të fëmijëve, në kujtim të djalit të saj të ndjerë e quan veten “Nëna e Velidit”.

    Ummu Velid atyre që e pyesin për emrin u përgjigjet në këtë mënyrë, ndërsa edhe në rrethin e taksistëve dhe të tregtarëve njihet me këtë emër.

    Në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA), Ummu Velid tha se babai i saj ka qenë taksist dhe se edhe ajo para se të martohej për të kontribuar në të ardhurat e familjes në vitin 1979 ka filluar me këtë profesion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark