Gruaja 80 vjeçare u gjetë pa shenja jete në Prishtinë - Policia jep detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja 80 vjeçare u gjetë pa shenja jete në Prishtinë – Policia jep detajet

    Insajderi
    03 July 2025 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete sot në lagjen Ulpiana, përballë shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Sipas burimeve të Insajderit, trupi i viktimës ishte i dekompozuar dhe kundërmonte erë të rëndë, duke treguar se ajo kishte ndërruar jetë disa ditë më parë.

    Dyshohet se viktima jetonte e vetme në banesën e saj.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila tha se bëhet fjalë për një grua rreth 80 vjeçe.

    “Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se viktima, grua rreth 80 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark