Gruaja e Astrit Deharit i reagon Dardan Molliqajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gruaja e Astrit Deharit i reagon Dardan Molliqajt

    Insajderi
    21 February 2023 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gruaja e Astrit Deharit, Arta Boshtraj – Dehari, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, i ka reaguar kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt.

    Znj. Boshtraj – Dehari shkroi se Astritin në burg nuk e kishte vizituar asnjë nga zyrtarët e Vetëvendosjes.

    Tutje, në shkrimin e saj thuhet se ishte planifikuar që vizitë t’i bënin Albin Kurti me Liburn Aliu, por sipas saj këto vizita nuk kanë mundur të bëhen pasi ai është vrarë në burg.

    “Edhe sa për marren qe e përmendi e sa për dhimtën që e kane familja, juve si shoke te Astritit qe keni qenë veç pak me ju pas dhimt shoku siç edhe po thirreni, kishi nejt në Levizje atë kohe kur edhe rasti ka qenë në vitin e parë të hetimeve, e ndoshta kjo do të kishte ndihmu qe të zbardhej rasti edhe me herët” – shkroi ndër tjerash ajo.

    Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

    Per hir te korrektsise qe u permend nga Dardan Molliqaj sot ne emisionin Rubikon, sa i perket vizitave ne burg sa ishte Astriti qe asnje nga zyrtaret e Vetevendosjes nuk e kane vizituar Astritin ne burg dhe familjen ne shtepi nuk jane te verteta.

    Liburn Aliu dhe Albin Kurti, kane qene ne vizite tek ne ne shtepi dhe kane kerkuar nga ne qe ne viziten e radhes te hyne ne liste bashke me familjen per vizit ne burg. Dhe e mbaj mend shume mire qe Nona (Xhemile Dehari), ju ka thane qe ne viziten e rradhes eshte lajmeruar Sami Kurteshi po per vizitat e ardheshme do te i shkruajm emrat per ju. Kete ju ka thone nona Liburnit dhe Albinit.

    Po Dardani, duhet me pase parasyshe qe keto vizita nuk kane mundur te realizohen pasi qe Astritin pas dy dite qe ne e keni realizuar viziten e fundit e kane vra ne Burg.

    Edhe sa per marren qe e permendi e sa per dhimten qe e kane familja, juve si shoke te Astritit qe keni qene veq pak me ju pas dhimt shoku siq edhe po thirreni, kishi nejt ne Levizje ate kohe kur edhe rasti ka qene ne vitin e par te hetimeve, e ndoshta kjo do te kishte ndihmu qe te zbardhej rasti edhe me heret.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark