Gruaja e Edi Ramës në Skenderaj: Në këtë ditë të trishtuar, jam këtu me ty nëna Hyrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja e Edi Ramës në Skenderaj: Në këtë ditë të trishtuar, jam këtu me ty nëna Hyrë

    Insajderi
    18 March 2025 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Linda Rama, ka qenë e pranishme në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin. Rama tha se në këtë ditë të trishtuar është pranë nënës së Hashim Thaçit.

    Ajo u shpreh gjithashtu se është aty, për të qëndruar pranë gjithë familjes Thaçi.

    “Kjo është një ditë e trishtuar dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me ty nëna Hyrë, në radhë të parë sepse e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani, e posaçërisht nëna e një politikani. E kam përjetuar pranë nënës së Edit dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me të gjithë familjen tuaj, të cilës sot i mungojnë dy burra”.

    “E di dhe më mirë se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani, aq më tepër e një udhëheqësi, aty ku fryjnë e nuk pushojnë erërat e forta, e përjetoi çdo ditë”, u shpreh tutje ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark