Gruaja e Erdoganit vlerëson lartë haremin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gruaja e Erdoganit vlerëson lartë haremin

    Insajderi
    10 March 2016 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gruaja e presidentit turk, Emine Erdogan, shkaktoi zemërim me deklaratat e saj për vlerat e haremit në Perandorinë Osmane.

    “Haremi ishte si një shkollë për anëtarët e dinastisë osmane dhe një strukturë mësimore që e i përgatiste femrat për jetën”, tha gruaja e Recep Tayyip Erdogan.

    Ajo i bëri këto komente gjatë një takimi zyrtar në Ankara.

    “Në harem sundonin rregulla shumë të rrepta, të cilave duhej t’iu përmbahej edhe vetë Sulltani. Për më tepër kishte rregulla të qarta për përzgjedhjen dhe edukimin e femrave të haremit. Ato trajnoheshin sipas talenteve, fjala bie në letërsi, muzikë, kaligrafi, gjuhë të huaja. Gjithçka bëhej me një qëllim: argëtimin e Sulltanit. Disa prej grave i ofronin atij edhe shërbim seksual”.

    Por komentet kanë shkaktuar zemërim në rrjetet sociale.

    Ozlem Kurumlar nga Universiteti i Stambollit tha se gjatë Sulltan Muratit II, e vetmja gjë që nuk lejohej në harem ishin librat.

    Edhe vetë presidenti Erdogan u kritikua për një deklaratë në ditën e 8 Marsit.

    Ai tha se për të një femër në radhë të parë është një nënë.

    Erdogan është kritikuar disa herë se kërkon që të forcojë vlerat islamike në shoqëri.

    Në jo pak raste ai është shprehur se barazia mes burrit e gruas nuk është një ide e mirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark