Gruaja e ‘feston’ ndryshe Shën Valentinin, e helmon dhe ia zbrasë llogarinë e bankës burrit të saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gruaja e ‘feston’ ndryshe Shën Valentinin, e helmon dhe ia zbrasë llogarinë e bankës burrit të saj

    Insajderi
    14 February 2022 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua në Valencia të Spanjës raportohet të ketë vrarë burrin e saj duke e helmuar me ‘laxativ’ dhe pastaj të ketë marrë paratë nga llogaria e tij derisa bashkëshorti ishte i shtrirë në spital duke u kuruar nga diarreja.

    Alarmin për këtë e ngritën të afërmit e burrit pasi zbuluan se afër 75.000 funte po mungonin në konton e burrit pas vdekjes.

    Sipas raporteve lokale, arsyeja pse forcat policore dyshonin se gruaja ka dorë në rastin në fjale ishte sepse sapo pacienti kthehej në dhomën intensive, gjendja e tij përmirësohej për dallim kur ai kthehej në dhomën normale, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.

    Gruaja e paidentifikuar u arrestua pasi detektivët gjetën disa fatura që dëshmonin se ajo kishte blerë kemikate që përdoreshin për trajtimin e kapsllëkut.

    Ende nuk dihet saktësisht se si ka ndodhur helmimi, por besohet se bashkëshortja ka hedhur ‘laxativ’në ushqimin e burrit gjatë kohës kur ai ishte i shtrirë në spital.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark