Gruaja e ish-policit Arbnor Spahiu që u arrestua në Serbi, bën thirrje për ndihmë financiare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja e ish-policit Arbnor Spahiu që u arrestua në Serbi, bën thirrje për ndihmë financiare

    Insajderi
    20 August 2025 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arjeta Spahiu, bashkëshortja e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i arrestuar muaj më parë në Serbi, ka bërë thirrje publike për ndihmë financiare.

    Ajo ka shpërndarë një apel në rrjetet sociale, duke kërkuar mbështetje për përballimin e shpenzimeve gjyqësore.

    Në thirrjen e saj, Arjetata Spahiu thekson se familja është përballur për muaj të tërë me një situatë të rëndë e të kushtueshme dhe se rritja e shpenzimeve i ka çuar në pikën ku nuk mund t’ia dalin më. Ajo apelon tek bashkëkombësit, të afërmit dhe miqtë që të kontribuojnë, duke theksuar se çdo ndihmë, sado e vogël, ka vlerë të madhe në këtë betejë për drejtësi.

    Sipas saj, të gjitha kontributet do të shkojnë drejtpërdrejt për mbulimin e kostove gjyqësore dhe shpenzimeve të avokatëve.

    Ndihmat financiare mund të derdhen në llogarinë bankare të bashkëshortes së Arbnorit, Arjeta Spahiu, në Raiffeisen Bank Kosovo:

    IBAN: XK051507011002518930

    Emri: Arjeta Spahiu

    SWIFT: RBKXKPRXXX

    “Shpresojmë që me mbështetjen tuaj të vazhdojmë këtë rrugë drejt së vërtetës dhe lirimit të Arbnorit. Vetëm së bashku mund ta përballojmë këtë sfidë”, thuhet në apelin e saj.

    Familja e falënderon publikisht të gjithë ata që deri më tani kanë treguar solidaritet dhe kurajë, duke theksuar se çdo ndihmë është një shpresë më shumë për drejtësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark