Gruaja e ISIS-it që torturoi e vrau punëtoren humanitare në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gruaja e ISIS-it që torturoi e vrau punëtoren humanitare në Siri

    Insajderi
    09 February 2016 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurorët e shtetit kanë ngritur akuza kundër gruas irakiane e cila akuzohet për mbajtjen peng të Meuller, para se ajo të vritej në Siri.

    Nisreen Assad ibrahim Bahar, e cila në ISIS njihet me nofkën Umm Sayyaf, ditëve të fundit u akuzua edhe nga FBI. Agjenti i FBI-së, William Heaney e kishte akuzuar 25 vjeçaren për mbështetje materiale ndaj Shtetit Islamik dhe për përfshirjen në vrasjen e amerikanes Kayla Mueller.

    Umm Sayyaff mund të përballet me dënim me burg për përfshirjen në vrasjen e amerikanes, Kayla Mueller, e cila shkoi në Siri si ndihmëse humanitare dhe e cila u vra dhe dhunua nga liderët e ISIS-it.

    Mueller pasi ishte kapur peng që në ditën e saj të dytë në Siri, u transferua në njërin prej burgjeve të grupit terrorist. Më pas, ajo u transferua sërish dhe kësaj radhe atë e lanë nën përgjegjësinë e çiftit Abu dhe Umm Sayyaf. Aty ajo u torturua, maltretua dhe përdhunua nga liderët e ISIS-it. Në shkurt të vitit 2015 u raportua se kishte vdekur.

    Grupi terrorist kishte thënë se ajo u vra gjatë një bombardimi, duke ia dërguar edhe fotografi familjes së saj në Amerikë, por, këta të fundit kanë thënë se dyshojnë nëse ajo është vrarë me të vërtetë.

    Um Sayyaf është arrestuar gjatë një aksioni ushtarak të SHBA-ve, me të cilin rast u vra edhe burri i saj. Ajo u dërgua në një kamp të kudrave në afërsi.

    Ndërkaq, Umm Sayyaf pritet që të dënohet me më së paku 25 vite burg nga gjyqi amerikan./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark