Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, e ka kryer obligimin e tij si qytetar, duke e hedhë votën e tij në kuti.
Por telashe ka pasur bashkëshortja e tij, pasi, siç ka shkruan Drenori në facebook, ajo nuk e ka gjetur emrin e saj në listë.
Sipas Drenorit, kjo ka bërë që ajo të mos votojë.
Gjithashtu, kandidati i pavarur Xhavit Drenori, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin dhe të votojnë sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po i mban Komuna e Drenasit./Insajderi.com