Në datën 4 prill 2024, në deklarimin për regjistrimin e Ilza Zotos si ortake e shtuar, pronarët hungarezë të kompanisë “ONE Albania”, kanë mashtruar Qendrën Kombëtare të Biznesit e Tatimet, se vlera 2000 Euro e aksioneve që bleu gruaja e Klodian Zotos, është vlerësim faktik sipas gjendjes ekonomike e vlerës së kapitaleve të kompanisë…
Prej muajit dhjetor 2021, Klodian Zoto është në kërkim nga SPAK e Gjykata Speciale, si i dënuar me nga 8.5 vite burg për mashtrim, falsifikim e vjedhje në landfillet Elbasan-Fier dhe në proces gjykimi për të njëjtat krime në landfillin e Tiranës.
Por ai vazhdon të shtojë pasuritë dhe aksionet në kompani strategjike; konkretisht te kompania e telefonisë celulare “ONE Albania”, tashmë e blerë prej një klani mafioz hungarez i drejtuar nga Gellért Zoltán Jászai, ortak i grupit oligarkik të kryeministrit Viktor Orban dhe grupit oligarkik rus të Vladimir Putin.
Më 22 mars 2024, Klodian Zoto u bë ortak në kompaninë celulare “ONE Albania”, nëpërmjet gruas së tij Ilza Zoto; e cila bleu 6.56% aksione me vlerë totale 2000 Euro, duke u bërë ortake dhe me shtetin shqiptar që ka 3% aksione në këtë kompani.
Në datën 4 prill 2024, në deklarimin për regjistrimin e Ilza Zotos si ortake e shtuar, pronarët hungarezë të kompanisë “ONE Albania”, kanë mashtruar Qendrën Kombëtare të Biznesit e Tatimet, se vlera 2000 Euro e aksioneve që bleu gruaja e Klodian Zotos, është vlerësim faktik sipas gjendjes ekonomike e vlerës së kapitaleve të kompanisë.
Që do të thotë, se kapitalet totale të kompanisë “ONE Albania”, janë 32 mijë Euro; mashtrim që duhet hetuar nga drejtësia, mbasi kemi të bëjmë me evazion fiskal, që fsheh miliona Euro të ardhura e fitime, për të mos paguar tatimet reale në shtet.
Kujtojmë, që Ilza Zoto, gruaja e Klodian Zotos, është ortake në kompaninë e ndërtimit “7 D-Sh.p.k”, por dhe te 4 kompani të tjera, në ortakëri me dhëndrin e Ritvan Bodes e Mirel Mërtirin; ndërsa në Ministrinë e Financave, ajo ka menaxhuar 20 milionë Euro “Program për Konvertimin e Borxhit Shqiptar”.
Përveç kompanisë “ONE Albania”, mafiozi hungarez Gellért Zoltán Jászai, është i skeduar nga SHBA për pastrim parash në Shqipëri, Hungari, Bullgari, Rumani, Serbi, Bosnje, Turqi, Mali i Zi e Maqedoni.
Po kështu, është i skeduar për skema mashtrimi financiar, trafik fiktiv aksionesh e kapitalesh, evazion fiskal e pastrim parash me kompanitë “4iG Nyrt”, “KZF Vagyonkezelo Kft”, “Konzum Befektetési és Vagyonkezelo NyRt”, “Hunguest Hotels Szállodaipari Zrt.”, “Appeninn Vagyonkezelo Holding Nyrt” dhe “SCD Group Kft”.
Por shteti shqiptar e ka lejuar të futet me blerje të kompanive të strategjike që lidhen me sigurinë kombëtare në Shqipëri e duke u bërë ortak më të, ndërsa drejtësia nuk vepron./Pamfleti