Gruaja e Nasim Haradinaj flet për herë të parë për mosreagimin e Qeverisë ndaj dënimit të burrit të saj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gruaja e Nasim Haradinaj flet për herë të parë për mosreagimin e Qeverisë ndaj dënimit të burrit të saj

    Insajderi
    24 May 2022 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëshortja e Nasim Haradinaj, Gjejlone Haradinaj, për herë të parë ka folur për mos-reagimin e Qeverisë ndaj dënimit të burrit të saj, Nasim Haradinaj nga Gjykata Speciale.

    Gjejlone Haradinaj ka thënë se për këtë çështje ka marrë një porosi nga burri i saj, Nasim Haradinaj, i cili ka thënë se Qeveria “nuk ka nevojë të mendojë për të, por për çështje më madhore, siç është Kosova”.

    “Që në ditën e parë, Nasimi kur kemi biseduar më ka thënë se ‘mua nuk më intereson çështja private dhe për mua Qeveria nuk ka nevojë me mendu, por të mendojë për çështjen madhore, do të thotë Kosovën’. E gjithë familja e Nasimit jemi të një mendimi, pra të punohet për Kosovën”, ka deklaruar ajo.

    Ajo ka thënë se kërkesa e Nasimit “ka qenë gjithmonë që të rregullohet Kosova për popullin, për të cilin Nasimi ka dashtë me dhënë jetën”.

    “Qeveria ka për obligim shtetin, jo Nasimin personalisht. Kjo është ajo që gjithmonë kemi dashur si familje”, ka thënë ajo.

    Kujtojmë se Gjykata Speciale në Hagë javën e kaluar ka dënuar me nga 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë ish-kryetarin dhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

    Dënimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt ka nxitur reagime të shumta edhe në Kosovë, ku nga opozita kanë kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës të cilët kanë “heshtur” rreth dënimit të dy ish-krerëve të OVL-UÇK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark