Gruaja e nënkryetarit të PDK-së, shefe në kabinetin e ministres së re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja e nënkryetarit të PDK-së, shefe në kabinetin e ministres së re

    Insajderi
    29 July 2016 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka filluar kompletimin e stafit të kabinetit të saj politik. Ajo ka emëruar shefe të kabinetit Arizona Berdynajn, bashkëshorte e nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismajli.

    Në njoftimin për media thuhet se Bërdynaj “ka përvojë mbi 15-vjeçare në qeverisje dhe menaxhim, si në sektorin publik po ashtu dhe në atë privat”.

    ura

    Ndërsa, në pozitën e këshilltarit politik, është emëruar Edmir Sejdiu, i cili është në përfundim të studimeve post-diplomike në fushën e Integrimeve Evropiane dhe Administratës Publike, njofton Telegrafi.

    Sejdiu, po sipas komunikatës ministrore, “ka përvojë mbi gjashtëvjeçare në sektorin e shoqërisë civile dhe në fushën e arsimit”, ndërsa Mrikë Karaqi është e angazhuar si asistente ekzekutive.

    Gjatë ditëve në vijim, ministrja Hoxha do të emërojë edhe këshilltarët tjerë të Kabinetit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark