Një grua me kancer ka qenë e ftuar sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ku ka kërkuar ndihmë për trajtimin e sëmundjes.
“Unë kërkoj ndihmën tuaj, të më ndihmoni edhe këtë herë,” është shprehur ajo.
Gjatë emisionit, gruaja e ka hequr paruken “live” dhe ka treguar se i kanë mbetur edhe tri seanca të kemoterapisë, me seancën e radhës që do të mbahet më 19 korrik.
Për ta ndihmuar këtë grua, mund të kontaktoni në numrin: +383 48 285 656.