Një grua ka mbetur e plagosur sot në orët e hershme të mëngjesit. Insajderi ka mësuar se personi që shtiu me armë zjarri kundrejt viktimës është burri i saj.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë.Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Ndërkohë shtoi se që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.