Ekipet e shpëtimit thonë se janë duke folur me të, përderisa po punojnë për ta nxjerrë jashtë.
Të mbijetuares po i jepet edhe oksigjen.
Tridhjetetre njerëz janë konfirmuar të vdekur pas shembjes së një ndërtese gjashtëkatëshe të premten e kaluar.
Mbi 80 veta të tjerë vazhdojnë të figurojnë të zhdukur, njofton rel.
Pronarët e ndërtesës janë liruar me kusht pasi janë arrestuar të hënën.
Një fëmijë gjashtëmuajsh po ashtu është nxjerrë i gjallë nga rrënojat të martën, por nëna e tij është gjetur e vdekur një ditë më vonë. /Insajderi.com