Një grua ka raportuar në Obiliq se është dhunuar nga një burrë me të cilin bashkëjetonte.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:30.
“Më 26.07.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është duke bashkëjetuar prej 4 muajsh, ka shkaktuar dhunë dhe duke e kanosur e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në raport.