
Një grua e moshës rreth 40 vjeçare dyshohet se ka tentuar të ngulfasë katër fëmijët e saj në lagjen e Kuvajtit në Podujevë, shkruan Insajderi.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, e cila tha se bëhet fjalë për një çift me të meta psiqike.
Tutje nga Prokuroria kanë thënë se e dyshuara ka tentuar të bëj disa veprime të pa kontrolluara ndaj fëmijëve të tyre, dhe të njëjtën Policia e ka marrë dhe është dërguar për trajtim në neuropsikiatri.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se bëhet fjalë për një çift me të meta psiçike, është e vërtetë që nëna e tyre ka tentuar të bëj disa veprime të pa kontrolluara ndaj fëmijëve të tyre, dhe të njejtën e kanë marrë Policia dhe është dërguar për trajtim në neuropsikiatri. Fëmijët momentalisht janë në praninë e prindit të tyre babait”, thuhet në përgjigje.
Rasti është inicuar hetimi për veprën penale ”Keqtrajtimin apo braktisje e fëmijëve”.