Një grua në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrahur brutalisht nga burri i saj.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së dielës, ku thuhet se ajo bashkë me katër fëmijët janë vendosur në jetimore, shkruan Gazeta Insajderi.
Çdoherë sipas raportit policor, viktima ka thënë se i dyshuari ka udhëtuar për në perëndim dhe gjendet në arrati.
“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë / 01.08.2024 – 01:00. Me 03.08.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur është sulmuar e rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit me katër fëmijët e tyre është vendosur në strehimore, ndërsa i dyshuari sipas viktimës ka udhëtuar për në perëndim dhe gjendet në arrati-kërkim policor”. /Insajderi.org/