Euronews Albania ka siguruar një video të rëndë të dhunës ndaj kafshëve.
Nga pamjet shihet një grua në ashensorin e pallatit 17 katësh, në kryqëzimin e Drejtorisë së Policisë, në Tiranë, e cila dhunon qenin e saj.
Gruaja është filmuar nga kamerat duke qëlluar me shqelma qenin menjëherë pasi mbyllet dera e ashensorit.
Gruaja, e identifikuar si Gera Kulla, është për më tepër një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, por që me sa duket i merr dhe i dhunon ato.
Ky nuk është rasti i parë i bërë publik, për qytetarë që dhunojnë jo vetëm kafshët e tyre, por dhe kafshë në rrugët e qytetit.
Vlen të përmendin që më herët një i ri u arrestua në Tiranë pasi qëlloi me armë sportive një mace në rrugë.
Ndërkohë që një banor i fshatit Bual, në Përmet, u arrestua gjithashtu pasi kryqëzoi të gjallë në gardhin pranë banesës një shqiponjë.