Gruaja nga Turqia futet në Guinness si më e gjata në botë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gruaja nga Turqia futet në Guinness si më e gjata në botë

    Insajderi
    13 October 2021 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Libri i rekordeve “Guinness” ka njoftuar se një zonjë nga Turqia është zyrtarisht gruaja më e gjatë në botë.

    Rumeysa Gelgi nga provinca Karabuk në Turqi tha se gjatësia e saj prej 215.16 centimetrash do t’i ndihmojë njerëzit tjerë që ta pranojnë veten ashtu si janë.

    Gjatësia e saj është shkaktuar nga sindromi Weaver, që karakterizohet me rritje të përshpejtuar të trupit.“Secila mangësi mund të shndërrohet në përparësi për veten tënde, prandaj pranojeni veten ashtu si jeni, jini të vetëdijshëm për potencialin tuaj dhe bëjeni më të mirën”, tha zonja Gelgi,

    24- vjeçarja e kishte arritur këtë rekord edhe në vitin 2014, kur ishte emëruar adoleshentja më e gjatë në botë dhe prej asaj kohe është munduar që t’i mbrojë të tjerët që vuajnë nga dukuri të rralla shëndetësore.

    Craig Glenday, kryeredaktor i Librit Guinness për Rekorde Botërore, tha se është nder që e mirëpritën përsëri turken në librin e rekordeve.

    Edhe burri më i gjatë në botë, Sultan Kosen, është nga Turqia. Në vitin 2018, ai ishte i gjatë 251 centimetra.Gruaja më e gjatë në botë që është regjistruar ndonjëherë është kinezja Zeng Jinlian, e cila para vdekjes së saj më 1982 ishte 246.3 centimetra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark