42-vjeçarja tregon se ai marshim e zemëroi aq shumë sa nuk e mendoi gjatë, por u doli përpara për t’i treguar se ajo që po bënin nuk ishte e drejtë.
Protesta e rrallë e gruas së përballur me antagonizmin e qindra meshkujve të zemëruar vjen në kohën kur ekstremi i djathtë në Suedi e ka shtuar ndjeshëm aktivitetin e tij, njofton TCH.
Shoqëria civile në këtë vend po punon fort për sistemimin e dhjetëra mijëra refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Azia që kërkuan azil vitin e kaluar.
Por së fundmi ka pasur një sërë sulmesh e zjarrëvëniesh në qendrat e strehimit të emigrantëve, ndërsa qeveria i ka ashpërsuar shumë politikat e saj të azilit. /Insajderi.com