Abedin Bytyqi nga Suhareka, ishte zhdukur më 6 tetor të vitit 2016, e pas disa kohe trupi i tij u gjet në një mal i djegur e i groposur.
Sipas aktakuzës, viktima pasi ishte rrahur, ishte mbytur duke iu vene zjarri dhe më pas ishte groposur në një mal në Suharekë.
Motivi i krimit, sipas Prokurorisë, ishte bashkëshortja e të ndjerit, Resmije Bytyqi. Sipas prokurorit të rastit, vëllezërit Murat e Reshat Ademi, të cilët janë takuar gjatë vitit 2016 me të akuzuarën që e kanë vajzë të axhës, dhe ajo u është ankuar atyre se bashkëshorti i saj, Abedin Bytyqi, po e keqtrajtonte duke e rrahur.
Sipas Prokurorisë, më pas ajo u kishte kërkuar atyre që ta vrisnin burrin e saj, duke u thënë se nëse ata nuk munden ta bëjnë vrasjen, ajo do ta angazhonte dikë tjetër për ta kryer një gjë të tillë
“Murat Ademi, i shtyrë nga e akuzuara Resmije Bytyqi, ka shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Fadil Fetiu, ku i ndjeri po punonte në instalimet elektrike dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka rrëmbyer tani të ndjerin. Ai e ka lidhur viktimën dhe e ka dërguar në një vend të panjohur ku e priste i akuzuari tjetër Reshat Ademi dhe më pas të dytë e kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Më pas e kanë rrahur viktimën, të njëjtin e kanë mbytur duke ia vënë flakën dhe më pas e kanë groposur”, thuhet në aktakuzë.
Edhe pse tret ë akuzuarit e kanë mohuar vërtetësinë e këtyre akuzave, Gjykata Themelore në Prizren në tetor të vitit 2019 dhe në tetor të vitit 2021, dy herë i kishte dënuar me gjithsej 57 vite burgim që të tretë.
Murat Ademin për veprën penale vrasje e rëndë e dënoi me 25 vite burgim.
Resmije Bytyqi për veprën penale të shtytjes në vrasje, u dënua me 20 vite burgim.
Fadil Fetiut për ndihmë në kryerjen e vrasjes, gjykata i shqiptoi 12 vite burgim.
Ndërkaq, sot nga e njëjta Gjykatë ata janë dënuar me 75 vite heqje lirie.