Ndarja e çmimeve Oskars. Kjo kohë e çuditshme e vitit kur bota ndalon së lëvizuri rreth boshtit të saj, dhe dielli duket se shkëlqen vetëm në Hollywood, aty ku ulen yjet e botës, me veshjet luksoze të tyre në një sallë të madhe dhe shpërndahen disa “statuja” të vogla prej ari.
Magjepse? Ndoshta. E çuditshme? Absolutisht që po.
Megjithatë, çmimet nuk janë vetëm sinjale të mira ku zbulohen talentet e mëdha si Brie Larson, apo fitojnë projekte filmike të rëndësishme si Spotlight -që ishte 100 për qind fitues i denjë- por më së shumti duket se është bërë për të reklamuar fustanet e femrave që marrin pjesë në mbrëmjen më të përfolur të vitit.
Ose, me fjalë të tjera, bëhet e madhe se çfarë kanë veshur femrat, shkruan revista Forbes të hënën.
Dhe ashtu se si trofetë e arit i dorëzohen regjisorëve, aktorëve apo producentëve, në anën tjetër disa femra të bukura qëndrojnë çuditërisht ende në një qilim të kuq, duke shfaqur shkëlqimin dhe linjën e tyre të trupit, të veshura me fustane me vlerë më shumë se një një makinë luksoze, të zhytura në bizhuteritë prej diamanti.
Pra, çfarë ndodh kur një grua shfaqet pa një fustan që shkëlqen, një grua, flokët e së cilës nuk duken se ka tre javë që po përgatiten për një mbrëmje të vetme; një grua e cila kishte ardhur në mbrëmjen e Oskars, në një palë pantallona?
Mbrëmë Jenny Beavan, një nga stilistet më të mira të industrisë së kostumeve, mbërriti në Oskar dhe arriti të marrë një çmim për punën e saj në Mad Max: Fury Road.
Por në një përrallë -po aq të vjetër sa mos-fitimi i Oskar-it nga Di Caprio- puna e Beavan nuk ra në sy fare nga fakti se ajo u shfaq në një xhaketë lëkure, pantallona të zeza, dhe të jepte ndjesinë e dikujt që ishte veshur në lirinë dhe komoditetin e vetvetes, që të ecte lirshëm në atë që kishte zgjedhur të vishte.
https://vine.co/v/igWT9HBUnXp
Vetëm shikoni në fytyrat e atyre meshkujve teksa ajo shkon për të marrë çmimin e saj që e fitojë në mbrëmjen e Oskar-it. Një rresht i njerëzve, pothuajse të sinkronizuar në shprehjet e fytyrave të tyre që duken të çuditur nga Beavan, shkruhet në artikullin e revistës së famshme amerikane Forbes.
Pra, ja ku jemi, media botërore e fiksuar nga një grua që shkoi në Oskar me xhaketë lëkure, në diçka që nuk i ngjanë një vajze të sapo fejuar që po shkon në muaj mjalti, dhe në vend të zhytej në diamante, ajo u zhyt në një sasi njerëzish mospërfillës, e pa penduar për zgjedhjen që kishte bërë.
Dhe fituesja e gjithë kësaj është … Jenny Beavan.