Gruaja që nuk po mund ta bindë BE-në se babai i saj gjendet në pakot e cigareve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gruaja që nuk po mund ta bindë BE-në se babai i saj gjendet në pakot e cigareve

    Insajderi
    24 April 2017 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua 42-vjeçare nga Anglia ka mbetur e shokuar kur ka gjetur një paketim të cigareve me një fotografi në të, të cilën fotografi ajo beson që është e babait të saj të ndjerë në spital, dhe kjo foto është bërë pa leje.

    Gruaja është “110 për qind” e sigurt që burri në fotografinë paralajmëruese është e babait të saj, David Ross, i cili ka vdekur në vitin 2015.

    Të dyja edhe Komisioni Evropian edhe Spitali Univestiar i Basildon, ku Ross ishte në kujdes intensiv mohojnë këtë pretendim, shkruan the Independent.

    “Çdo ngjasim është tërësisht i rastësishëm”, ka thënë Komisioni, dhe stafi i spitalit kanë thënë që nuk do bënin asnjëherë një foto të tillë.

    Fotoja paralajmëruese – njëra nga 42 fotot e përdorura për të dekurajuar duhanpirjen – tregon një burrë të pavetëdijshëm me një tub për frymëmarrje në gojën e tij.

    Ross ka vdekur në moshën 66 vjeçare pasi kishte vuajtur nga problemet me palcën eshtërore, septikemi dhe limfomë – ishte duhanpirës, por vdekja e tij nuk kishte të bënte me këtë. Ai kishte kaluar dhjetë muaj në spital, ku gruaja(Charles) beson të jetë bërë fotoja.

    Foton e kishte parë nga një shok që kishte ardhur për vizitë, ku së pari e kishte parë vajza 14-vjeçare e Charles. Edhe nëna e Charles beson që ai është vetë David Ross.

    Në përgjigje, BE-ja tha që “nuk mund të japë më shumë informata për identitetin e personit në mënyrë që të mbrojë të drejtat e tij”.

    “Na vjen shumë keq për ankthin e shkaktuar gruas së re e cila beson që personi në foto është babai i saj, por pasi kemi kontrolluar detajet e babait të saj dhe të identitetit të personit në foto mund të themi që personi në foto nuk është David Ross”, ka thënë një përfaqësues i Komisionit Evropian.

    Charles thotë që nuk do të dorëzohet deri sa të sheh vetë dokumentet e nënshkruara për përdorimin e kësaj fotoje të tmerrshme, pasi personalisht mendon – duke insistuar që personi në foto është babai i saj – që babai i saj nuk do të kishte dhënë leje për përdorimin e kësaj fotoje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark