Një aksident me armë zjarri ka ndodhur para disa orësh në rrugën Mukadeze Lika-Mahaxheri në Prishtinë.
Një zyrtar policor raportohet të ketë plagosur aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij.
E njëjta është dërguar në stacion policor.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Insajderin se gjendja e gruas është e rëndë.
“Është në gjendje të rëndë. Njëherë për njëherë është gjendje e rëndë e saj, janë krye ekzaminimet, tash po priten intervenimet e ekipeve të anestezionit dhe kirurgjisë”, tha Syla.
Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…