"Gruaja u ndje e frikësuar nga bashkëshorti, i shkoi në vendin e punës" - Policia jep detaje për incidentin në QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gruaja u ndje e frikësuar nga bashkëshorti, i shkoi në vendin e punës” – Policia jep detaje për incidentin në QKUK

    Insajderi
    14 February 2025 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen.

    Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha për Insajderin se “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit”.

    Ai shtoi se aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacioni policor si pjesë e vijimësisë hetimore.

    Muhamet Reqani, komandant i batalionit të zjarrfikësve, ka konfirmuar për Insajderi se i dyshuari ka kërcënuar se do të hidhej nga kati i 6-të i Klinikës Interne.

    Reqani shtoi se operacioni i tyre ka rezultuar i suksesshëm dhe dy të personat janë marrë nga policia.

    “Sot, në orën 7:40, na kanë njoftuar për një rast, ku një person ka tentuar të hidhet prej Klinikës së Interneve, kati i 6. Na ka njoftuar policia dhe jemi nisur për asistencë. I kemi ofruar kapacitetet tona, ndihmuam për hapjen e dritareve me ato shkallët e zjarrfikësve, e hapëm derën në anën tjetër, dhe pjesa tjetër ka qenë punë e policisë. Dy persona janë marrë nga policia”, tha ai për Insajderi.

    “Burri ka qenë ai i cili ka kërcënuar se do të hidhej, dhe ka mbajtur gruan si peng”, shtoi ai.

    Për rastin janë deklaruar nga QKUK.

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit, është raportuar për një incident brenda hapësirave të klinikave.

    Sipas një deklarate nga institucioni, menjëherë pas marrjes së informacionit, janë ndërmarrë masat emergjente dhe është njoftuar Policia e Kosovës për të trajtuar situatën.

    “Pas masave të ndërmarra, rasti është izoluar dhe nuk paraqet rrezik”, thuhet në komunikatën e QKUK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark