Gruas nga Ferizaji hajnat i hyjnë në shtëpi, i vjedhin motorin dhe një pistoletë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Gruas nga Ferizaji hajnat i hyjnë në shtëpi, i vjedhin motorin dhe një pistoletë

    Insajderi
    21 August 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast vjedhje që ka ndodhur në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj.

    Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë vjedhur një motor katër-rrotash dhe një pistoletë me 40 copë fishekë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:05.

    Raporti i plotë:

    “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se person-a  të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë vjedhur  një motor  katër-rrotash dhe një pistoletë me 40 copë fishekë. Rasti në procedurë hetimore”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark