Gruas që u gjet e vdekur në Komoran nuk do t’i bëhet autopsia -Insajderi sjell detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruas që u gjet e vdekur në Komoran nuk do t’i bëhet autopsia -Insajderi sjell detaje

    Insajderi
    20 July 2025 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sonte në një pikë karburanti në Komoran.

    Një grua është gjetur pa shenja jete brenda banjos së lokalit.

    Burime të sigurta të Insajderit konfirmojnë se viktima ishte duke u kthyer nga pushimet në Shqipëri, së bashku me familjen e saj.

    Sipas informacioneve të Insajderit, fillimisht prokurori i rastit kishte vendosur që viktimës t’i bëhej autopsia, por pastaj është bindur nga familjarët qē të njëjtës të mos i bëhët autopsia, për shkak se kishte probleme shëndetësore.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja lidhur me rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark