Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Artan Grubi në “Facebook” është shprehur se BDI është partia më e madhe.
“BDI është partia më e madhe në vend me fitore absolute në më shumë se gjysmën e të gjitha komunave ku kemi garuar duke përfshire: Cair, Haracinë, Bogovinë , Tearcë, Struge, Kërçovë, Dollneni, Saraj, Lukovë, Pllasnicë”, shkruan Grubi.
Ai po ashtu uroi fituesit e BDI-së në komunat ku ka fituar partia e tij si dhe fituesit e partive kundërshtare në komunat tjera.
“Falënderoj të gjithë votuesit tanë në gjithë vendin për numrin rekord te votave përballë te gjitha partive tjera politike te bashkuara kundër BDI”, shprehet Grubi.