×
  • Lajme
  • Lajme

    Grubjeshiq: Nëse vazhdohet me kërkesë që Serbia ta njohë Kosovën, dialogu do të dështojë

    Insajderi
    10 March 2021 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nëse dialogu politik midis Beogradit dhe Prishtinës zhvillohet vetëm për statusin dhe për atë që po pritet nga Serbia, që ta njohë pavarësinë e Kosovës, një dialog i tillë është i dënuar në dështim”, ka thënë kryetarja e Qendrës për Politikë të Jashtme Suzana Grubjeshiq në një intervistë për “Kosovo Online”.

    “Kjo nuk është e mundur”, pretendon Grubjeshiq dhe thekson se “pa e vendosur Asociacionin e Komunave Serbe në rend të ditës, nuk ka kuptim për të vazhduar dialogun, megjithëse Beogradi është i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve në çdo moment”.

    “Ka pasur negociatorë të ndryshëm nga palët evropiane, kosovare dhe serbe, por kur tërheqim një vijë pas 10 vjetësh, rezultatet janë akoma modeste”, ka thënë Grubjeshiq, duke theksuar se fakti që BE beson se negociatat kanë dhënë rezultate të shkëlqyera nuk është shumë i vërtetë, sepse situata reale tregon se ka ende shumë për të bërë, për të normalizuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark