Gruda: Isa Mustafa dikur thoshte se Çakorri i takon Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruda: Isa Mustafa dikur thoshte se Çakorri i takon Kosovës

    Insajderi
    24 February 2017 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një konference për media nga Grupi i Ekspertëve të Pavarur të cilët prezantuan disa fakte të reja për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

    Profesor Dr. Zejnulla Gruda ka thënë se kryeministri Isa Mustafa dhe Hivzi Islami kanë qenë pjesë e një libri ku thuhet se Çakorri ka qenë brenda territorit të Kosovës.

    “Ky libër ka një tekst të cilin e kanë hartuar dy ndër persona që bëjnë presion të madh ndaj popullit këto ditët e fundit. Ata thonë nëse doni liberalizimin hiqni dorë nga territori”, ka thënë Gruda.

    “Ku libër është botuar ne vitin 2012. Në të shkruan tekstualisht në pjesën veriperëndimore Kosova kufizohet me Malin e Zi. Linja kufitare ka gjatësinë rreth 78.6km. Nga tre kufiri Kosovë-Shqipëri-Mali I Zi e deri te tre kufiri Kosovë-Mali I zi- Serbi linja kufitare shtrihet nëpër kotat e larta të Bjeshkëve të Nemuna- Beogiçevicë, Moskën , Hajlë dhe Zhleb. Linja kufitare ndërmjet Kosovës dhe malit të Zi prehet me dy arerie rrugore automobilistike në Qafë Kullë dhe Çakorr”, u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark