Gruda: VV detyrohet të arrijë konsensus e kompromis - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruda: VV detyrohet të arrijë konsensus e kompromis

    Insajderi
    28 June 2025 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se përmes aktgjykimit të Kushtetueses bëhet e qartë se partia e parë detyrohet që të mos e bllokojë kuvendin dhe e njëjta detyrohet të gjejë konsensus dhe kompromis.

    ‘‘E drejta është e partisë fituese, detyrimi është të mos me blloku kuvendin dhe detyrimi tjetër është me arrit konsensusin dhe kompromisin e nevojshëm’’, ka thënë ai.

    Ai deklaroi edhe se Kushtetuesja e ka thënë se s’mund të ketë votimi i fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

    ‘‘Çështja e votimit të fshehtë ka qenë problematike. Janë tri paragrafë të aktgjykimit që e sqarojnë çështjen e votimit të fshehtë. Gjykata Kushtetuese ka thënë nuk mund të ketë votim të fshehtë në rastin e  zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit’’, ka thënë ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark