Grupi 403 dhe Purgatory në natën e parë të Rock United Fest - Insajderi
×
Kulturë

Grupi 403 dhe Purgatory në natën e parë të Rock United Fest

Insajderi
06 September 2019 - 08:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qëllimi kryesor i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rokut, e cila në Kosovë ka fillet tek vitet e gjashtëdhjeta dhe të promovohet kjo kulturë tek të rinjtë, me pjesëmarrje më të madhe të bendeve të reja, duke përfshirë të gjitha komunitetet në Kosovë.

Gjatë 2 mbrëmjeve të festivalit në Gërmi do të marrin pjesë 12 grupe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, duke u zgjeruar me bende ndërkombëtare në vitet në vijim.

MBRËMJA E PARË:

The Mole Pack, Zwada, Vini e Veni, Gillespie, Purgatory, kurse për mbylljen e natës së parë janë grupi legjendar kosovar Grupi 403, për të cilët kjo natë do të jetë kulminacioni i karrierës së tyre.

MBRËMJA E DYTË:

Proximity Mine, Jutbina, Këpurdhat, Trampolinë, PeterPan Quartet, dhe natën e dytë të festivalit do ta përmbyllë grupi i njohur Elita 5, të cilët i rezistuan kohës për 30 vite, duke i qëndruar besnikë muzikës rock, me shumë hite të njohura dhe performanca të paharruara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark