Grupi “Asnjë cent më shumë” padit ZRrE-në për rritjen e tarifave të energjisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grupi “Asnjë cent më shumë” padit ZRrE-në për rritjen e tarifave të energjisë

    Insajderi
    02 May 2025 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi qytetar “Asnjë cent më shumë”, i përfaqësuar nga avokati Ardian Bajraktari dhe përfaqësuesi Ali Sefaj, ka dorëzuar të premten në Pallatin e Drejtësisë padinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), për shkak të vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

    Ky vendim u cilësua nga përfaqësuesit e grupit si diskriminues, meqë nuk aplikohet në katër komunat veriore të vendit.

    Grupi bëri të ditur gjithashtu se do t’i drejtohet edhe Avokatit të Popullit, duke kërkuar anulimin e këtij vendimi që, sipas tyre, cenon parimin e barazisë së qytetarëve para ligjit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark