Grupi ‘’Asnji cent ma shumë’’ proteston përsëri nesër para zyrave të ZRrE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grupi ‘’Asnji cent ma shumë’’ proteston përsëri nesër para zyrave të ZRrE-së

    Insajderi
    02 April 2025 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sikurse sot edhe nesër qysh herët në mëngjes duke filluar nga ora 08:00 aktivistët e grupit ‘’Asnji cent ma shumë’’ do të protestojnë para zyrtave të ZRrE-së.

    Kështu është bërë e ditur nga ana e tyre përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

    ‘’Pas sulmit brutal ndaj aktivistëve/eve dhe mbrojtjes së hapur që shteti po i bën interesave të KEDS-it, ne nuk do të ndalemi. Asnjë rrahje, asnjë arrestim dhe asnjë presion nuk na ndalë ta kërkojmë të drejtën tonë.Nesër, e enjte, në orën 08:00, do të jemi sërish te zyrat e ZRrE-së për të vazhduar bllokadën’’ thuhet në njoftim.

    Ata kanë ftuar edhe qytetarët tjerë që t’iu bashkohen në këtë nismë.

    Theksojmë se të shtunën me 5 prill duke filluar nga ora 15:00 pritet të organizohet protestë kundër shtrajtimit të çmimit të energjisë elektrike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark