Grupi i fajdeve- Arrestohet pejani i famshëm për vetura luksoze, Isa Camaj që e quan veten Bossi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Grupi i fajdeve- Arrestohet pejani i famshëm për vetura luksoze, Isa Camaj që e quan veten Bossi

    Insajderi
    22 February 2022 - 22:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme, prokuroria Themelore në Pejës, në koordinim me Policinë e Kosovës përmes një operacioni të gjërë në rajonin e Pejës kanë arrestuar 17 të dyshuar për fajde, detyrim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa personi i 18 është në arrati.

    Nga ky aksion, Policia arrit të kap Isa Camaj, Driton Podrimçaku, Valon Kastrati, Astrit Grabovci, Labinot Elshani, Petrit Kastrati, Kismet Krasniqi, Orhan Luka, Alush Bajraktari, Fadil Zhabalaj, Tafil Alimusaj, Astrit Kastrati dhe Besnik e Fidan Mehmetaj.

    Sipas Prokurorisë të arrestuarit akuzohen për dhënie të parave me fajde, presion, shtytje, kanosje dhe vepra të ngjashme që lidhen me këtë vepër penale.

    Isa Camaj i cili i prin listës së të arrestuarve për fajde, edhe më parë kishte probleme me institucionet e drejtësisë.

    Siç mëson Gazeta Insajderi, Camaj në vitin 2015 ishte shpallur në kërkim prej 3 muajsh për trafikim me vetura.

    Sipas policisë, Camaj akuzohet për trafikim të mjetit Audi A8 me targa A- M2040, i vjedhur në Gjermani në vitin 2010 dhe që pas ishte shitur në qytetin e Beratit. 

    Camaj i cili e quante vetën ‘Bossi’ i veturave luksoze ishte kapur më pas nga Policia e Beratit.

    Sipas Prokurorisë, nga ky aksion janë sekuestruar 12 armë 8 të vogla dhe 4 të gjata, 10 vetura e dokumente të ndryshme si dhe 45 mijë para kesh. Po ashtu janë ngrirë 20 banesa,  104 parcela tokë. Pjesa tjetër e parcelave është tokë bujqësore./Insajdeir.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark