Grupi i fundit i haxhive arrin në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grupi i fundit i haxhive arrin në Kosovë

    Insajderi
    20 July 2022 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka treguar se ka mbërritur në Kosovë edhe grupi i fundit i haxhive.

    Sipas komunikatës së BIK-ut organizimi ka shkuar sipas rregullave.

    “Grupi i fundit i haxhive kosovarë, të cilët këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta, është kthyer sot në Kosovë. Ata kanë ateruar në orën 10:40 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në pritje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët të mallëngjyer e me lot gëzimi uruan haxhitë për haxh e ibadetete të pranuara”.

    “Haxhitë tanë, në mënyrë të organizuar, grupe-grupe, kanë filluar udhëtimin drejt vendeve të shenjta më 28 qershor 2022. Ata fillimisht kanë vizituar Mekën, ku edhe kanë kryer ceremoninë e haxhit, ndërsa më 13 korrik 2022, ata kanë filluar vizitën në qytetin e Medinës”, thuhet në komunikatën e BIK-ut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark