Grupi kriminal për mashtrimin e blerësve të banesave, arrestohen Vigan e Estrida Bunjaku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grupi kriminal për mashtrimin e blerësve të banesave, arrestohen Vigan e Estrida Bunjaku

    Insajderi
    09 January 2025 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vigan Bunjakun dhe Estrida Bunjaku, të cilët janë dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë për veprat mashtrim dhe shpëlarje parash janë arrestuar.

    Fillimisht është ndaluar Estrida Bunjaku e më pas në rrugën “Fahri Fazliu” është kapur Vigan Bunjaku.

    Pas përfundimit të procedurave për realizimin e urdhëresave, siç raporton Sinjali të dy janë dërguar në vuajtje të dënimit, në qendrat korrektuese në vend.

    E akuzuara Estrida Bunjaku për veprën penale “Mashtrimi” është dënuar me 5 vjet burgim, si dhe me gjobë 20 mijë euro. Kurse për veprën penale “Shpëlarje e parave” është dënuar me 3 vjet  e 2 muaj burgim dhe gjobë në shumën prej 100 mijë euro.

    Ndërsa Vigan Bunjaku ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet dhe me gjobë në shumën prej 50 mijë euro, për veprën penale “Mashtrimi”.

    Kujtojmë se fillimisht Gjykata Themelore në Pejë, më 15 qershor 2022, i kishte shpallur fajtorë pesë të akuzuarit për këtë rast, Estrida Bunjakun, Vigan Bunjakun, Burim Vokrrin, Xhemajl Arifin dhe Valon Orllanin, duke i dënuar së bashku me 30 vjet burgim dhe 450 mijë euro gjobë.

    Por, rasti ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

    Sipas aktakuzës së ngritur për këtë rast, në maj të vitit 2016, Estrida Bunjaku, Vigan Bunjaku, Burim Vokrri, nga 2 shtatori i vitit 2009 e deri më 15 maj 2014, duke vepruar si grup kriminal kanë përfituar mjete financiare jashtëligjshëm në vlerë prej rreth 2,000.000,00 euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark