Huthi thonë se pesë nga anëtarët e tyre u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në aksionin ushtarak SHBA-MB, shkruan BBC raporton Insajderi.
Zëdhënësi ushtarak Yahya Saree thotë se ka pasur 73 sulme SHBA-MB në total.
Duke folur në një transmetim televiziv, ai i etiketoi sulmet brenda natës një “akt të hapur agresioni”.
Theksojmë, SHBA dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme të mëdha ajrore kundër objektivave në Jemen për shkak të sulmeve të Houthi-ve ndaj anijeve të mallrave në Detin e Kuq.
Huthi janë një grup rebel i mbështetur nga Irani që kontrollon pjesën më të madhe të Jemenit.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se ushtria amerikane dhe britanike, me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës, nisën sulmet në zonat e kontrolluara nga Huthi herët në mëngjes.