Grupit “Albkings” që terrorizoi vajzat e gratë, çfarë ndodhi në seancën kundër administratorëve të këtij 'rrjeti' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grupit “Albkings” që terrorizoi vajzat e gratë, çfarë ndodhi në seancën kundër administratorëve të këtij ‘rrjeti’

    Insajderi
    30 January 2025 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e paralajmëruar për të sot (30 janar) në lidhje me grupin famëkeq “AlbKings”, është shtyrë për datën 26 mars.

    Kjo për faktin se të dyshuarit nuk qenë prezentë.

    Njëri nga të dyshuarit e ka njoftuar avokatin në momentin e fundit se nuk do të paraqitet në seancë, ndërsa është konstatuar se i njëjti ka ikur në një fshat në Serbi.

    Palëve u është thënë që seanca do të jetë e mbyllur, por ajo nuk mund të ishte e mbyllur meqë nuk pati kushte që të fillojë në mungesë të të pandehurve, andaj edhe gjykata nuk pati mundësi të vendosë që të mbyll seancën.

    Si funksionoi “Albkings”?

    “Albkings” , quhet ky grup, aktiv që nga janari i vitit 2023. Ai kishte gati 100 anëtarë. Kishte shumë mesazhe brenda 24 orëve, qindra mijëra. Edhe pjesëmarrësit në këtë grup po talleshin.

    Mënyra se si funksiononte grupi ishte shumë diskrete.

    Fillimisht u publikua një foto e një gruaje apo vajze, të tjerë nga ana e tyre shkruanin komente të ndryshme. Pas fotos u publikuan të dhënat e tyre si emri, numri i kontaktit, llogaria në Facebook apo Instagram, më pas caktuan çmimin “200-500 euro për një natë”, ndërsa një tjetër shkruan “kjo është kurvë* ma jep falas. ” ” , “Nuk më pëlqen fare Kosova” – dhe komente të tilla, me të vetmin qëllim për të denigruar/rrënuar reputacionin e këtyre grave/vajzave.

    Përveç fotografive, janë publikuar edhe video në të cilat shiheshin duke kryer akte seksuale, ndërsa linçimet, ngacmimet dhe komentet poshtëruese kanë vazhduar.

    Në një rast është parë një video shumë e rëndë, në të cilën shihet një e moshuar duke kryer akte seksuale me një fëmijë.  

    Raste të tilla shantazhesh dhe kërcënimesh për publikimin e fotove intime shpesh kanë përfunduar me vdekje. Ky është rasti i fundit që ka ndodhur në fillim të vitit në Shqipëri, pikërisht në Durrës, një grua ka vrarë veten për shkak të bullizmit.

    41-vjeçarja kreu vetëvrasje pas hapjes së një profili poshtërues në TikTok, ajo ishte nënë e katër fëmijëve. Viktima përdori një helm të rrezikshëm për t’i dhënë fund jetës së tij, fototoksina.

    E ndjera raportohet se ishte nën presionin e publikut, kolegëve të punës dhe bashkëfshatarëve pasi fotoja e saj në Tik-Tok e shoqëruar me fjalë fyese kishte marrë 30 mijë shikime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark