Grupit të VV-së për sulmin ndaj mediave i bashkohet edhe “profa” – eskalon me gjuhën fyese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grupit të VV-së për sulmin ndaj mediave i bashkohet edhe “profa” – eskalon me gjuhën fyese

    Insajderi
    17 July 2025 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, i njohur edhe si “profa” për shkak të profesionit të tij akademik, i është bashkuar linjës së kolegëve të partisë në sulmet ndaj mediave, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe fyese.

    Në një video, Kraki shihet duke vozitur dhe duke komentuar situatën politike dhe mediat në vend, të cilat i akuzoi si “shërbyese të bandave”.

    Ai deklaroi se para se Vetëvendosje të vijë në pushtet, Kosova ka qenë një “shtet bandit”, ku sipas tij, bandat politike kanë krijuar dhe mbështetur media kriminale.

    “Në kuptimin politik, Kosova është qeverisur nga bandat politike që kanë mundësu, kanë kriju media kriminale që i kanë shërby bandave, edhe sot funksionojnë e punojnë ditë e natë kundër intereseve të Kosovës shtet,” tha Kraki në videon e publikuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark