Kryeministri i Turqisë, Binali Yaldirim ka konfirmuar se një pjesë e ushtrisë turke është duke tentuar grusht shtet ndaj presidentit të vendit, Reccep Tayip Erdogan, pa marrë asnjë komandë të veçantë, raporton BBC.
Ai është paraqitur direkt në televizionin shtetëror duke thënë se disa individë në ushtri kanë provuar ta marrin pushtetin me dhunë, por kanë dështuar në këtë përpjekje dhe për këtë “do të pagaujnë shtrenjtë”.
Në Ankara, ku një grup brenda Ushtrisë së Turqisë po tenton grusht shtet, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri dhe avionë ushtarak.
Trafiku është ndaluar në të dy urat në Stamboll, atë të Bosforit si dhe Fatih Sultan Mehmet. /Insajderi.com
Ankara’da operasyon devam ediyor. pic.twitter.com/tb26LiaibE
— Murat Kömür (@MuratKmr16) July 15, 2016