×
  • Lajme
  • Insajderi

    ‘Grushta e shuplaka kokës e fytyrës’ – Dalin detajet se si e rrahu pronari punëtoren 22 vjeçare në Ferizaj

    Insajderi
    08 July 2022 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkuren rreth orës 11:00 pronari i një fabrike në Ferizaj ka rrahur brutalisht punëtoren e tij duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit.

    Gazeta Insajderi merr vesh brenda burimeve të sigurta se pronari që rrahu punëtoren është Faton Ismaili, i cili mbanë në pronësin fabrikën e qeramikës “Fatoni Qeramik” shpk.

    Burimet e Gazetës Insajderi bëjnë me dije se Ismaili e kishte rrahur brutalisht 22 vjeçaren.

    “28 vjeçari e kishte kapur për krahu dhe e kishte qëlluar me grushta e shuplaka në fytyrë dhe në kokë 22 vjeçaren”, tha ky burim për Insajderin.

    Se viktima ishte rrahur brutalisht ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë treguar se 22 vjeçarja ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

    “Me datën 06.07.2022, rreth orës 11:00 në fshatin Dardani të Ferizajt , pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28 vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia e Kosovës thotë se në lidhje me këtë rast, hetuesit policorë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe dje kanë arrestuar të dyshuarin F.I, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark