×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola deklarohet pasi kritikoi një lojtar të Cityt për mbipeshë

    Insajderi
    20 February 2024 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Manchester Citit, Pep Guardiola i ka kërkuar falje mesfushorit Kalvin Phillips që e kritikoi publikisht për problemet e tij me mbipeshë.

    Phillips, i cili kur nënshkroi me Cityn për 48 milionë euro nga Leeds United ishte një nga mesfushorët në modë në futbollin anglez kur u transferuar në Etihad dhe aktualisht është në huazim te West Ham United.

    Por, vitin e kaluar, City e ‘dënoi’ anglezin pas Krishtlindjeve, pasi u kthye në mbipeshë nga pushimet në Nju Jork pas Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

    “Shkova në Nju Jork tre-katër ditë pas Katarit. Fluturova gjithë ditën. Kam ngrënë mëngjes, drekë, darkë dhe zbrita. Fjeta gjithashtu gjatë fluturimit. Dhe direkt në futboll…”.

    “Kisha pasur një ditë të plotë duke ngrënë. Ka mbajtje uji dhe ato gjëra në një fluturim. Ishte me të vërtetë një keqkuptim”, shpjegoi Phillips për Mail Sport në verë për mbipeshën e tij e cila u bë temë mediatike.

    Phillips u ankua për mënyrat e Guardiolës dhe trajneri spanjoll kërkon falje

    Së fundmi Phillips, i cili nuk është dakord me vlerësimin e trajnerit spanjoll për peshën e tij, ka pranuar se është ndjerë i lënduar nga mënyra se si Guardiola foli për gjendjen e tij fizike: “Ka mënyra të ndryshme për t’iu qasur gjërave”.

    Kërkim falja e Guardiolës nuk ka vonuar shumë dhe ka mbërritur tashmë.

    “Po, më vjen keq… Të kërkosh falje një herë në tetë vjet nuk është keq. Por, më vjen shumë keq. Kërkoj falje. Kërkoj falje. Më vjen shumë keq”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark