Guardiola dëshiron ta largojë lojtarin anglez - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Guardiola dëshiron ta largojë lojtarin anglez

    Insajderi
    11 March 2025 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kalvin Phillips nuk po dëshiron të vazhdojë më te Manchester City dhe tashmë ka nisur të mendojë për të ardhmen e tij larg “Etihad Stadium”.

    Mesfushori 29-vjeçar – i cili është në huazim tek Ipswich Town – nuk është në planet e Pep Guardiolas për sezonin e ardhshëm dhe vazhdimi i tij me klubin nga Manchesteri duket i pamundur.

    Pavarësisht se ka luajtur 16 ndeshje këtë edicion në Premierligë, Phillips nuk kaloi kohë të mirë te City.

    Siç raportohet nga mediumet angleze, Leeds United – ish-klubi i tij – është një destinacion i mundshëm për anglezin.

    “The Sun” raporton se Leeds është duke e monitoruar situatën e tij dhe po e shqyrtojnë mundësinë e nënshkrimit me të, në rast se arrin të promovohet në Premierligë sezonin e ardhshëm.

    Phillips doli nga akademia e Leeds dhe ishte një nga figurat kyçe të klubit deri në transferimin e tij te City më 2022.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark