Gjatë pauzës ndërkombëtare të tetorit, gjërat u zhvilluan me shpejtësi në botën e Manchester City-t.
Brenda pak ditësh pas lajmit të publikuar nga The Athletic se drejtori sportiv Txiki Begiristain do të largohej në fund të sezonit, klubi konfirmoi se Hugo Viana do ta zëvendësojë atë.
Megjithatë, ndikimi më i madh dukej se kishte të bënte me të ardhmen e trajnerit Pep Guardiola, sidomos pas spekulimeve të shumta që e lidhnin atë me pozicionin bosh të trajnerit të Anglisë në fillim të javës.
Brenda rreth 24 orëve, Thomas Tuchel e mori atë pozicion dhe, siç qëndrojnë gjërat tani, ka më shumë zëra që sugjerojnë se Guardiola, kontrata aktuale e të cilit përfundon verën e ardhshme, mund të qëndrojë edhe një vit tjetër te City, sesa të largohet.
Guardiola ka korrur sukses të jashtëzakonshëm me Manchester Cityn dhe pritet që të vazhdojë edhe për një sezon tjetër.