Pep Guardiola, ish-trajner i Bayern-it deri para pak javësh, e kishte marrë Douglas Costan nga Shakhtar Donetsk, por duket se një gjë të tillë nuk do të mund të bëjë edhe në Manchester City.
Mesfushori i krahut të Bayern, Douglas Costa, ka thënë se Pep Guardiola nuk mundet që të transferojë lojtarë nga gjiganti gjerman tek klubi i tij i ri, Manchester City.
“A do të mendoja një kalim tek City nësë do më ftonte Guardiola? Është dicka që ai ka në kontratë, një nen, i cili e ndalon atë të marrë lojtarë në Bayerni,” ka thënë ai, shkruan Goal.com
“Tani jam në një situatë ku e shoh vetën duke qëndruar kohë të gjatë tek Bayern. Filozofia e klubit është që të mbajë lojtarët për kohë të gjatë. Unë shpresoj të kem karrierë të gjatë këtu,” ka thënë ai.
Costa pati stinor të mirë nën drejtimin e Guardiolas. Ai shënoi shtatë gola dhe 12 asiste në 41 ndeshje./Insajderi.com