Guardiola nuk po ndalet me transferime te Man City, afron një tjetër top yll - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola nuk po ndalet me transferime te Man City, afron një tjetër top yll

    Insajderi
    05 June 2025 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester City ka arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të majtë algjerian, Rayan Ait-Nouri, nga Wolverhampton Wanderers, për një shifër prej rreth 40 milionë eurosh.

    Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Rayan Ait-Nouri te Manchester City, ja ku shkojmë! Marrëveshja mes klubeve u finalizua sot për një total prej 40 milionë eurosh”.

    Sipas raportimit, 23-vjeçari ka pranuar projektin e Manchester Cityt që në fillim të kësaj jave, dhe testet mjekësore janë planifikuar të zhvillohen të shtunën, më 7 qershor 2025.

    Ait-Nouri, i cili ka shkëlqyer te Wolves me 157 paraqitje dhe 12 gola e asistime këtë sezon, pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Pep Guardiolës, veçanërisht përpara pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube.

    Ky transferim vjen në një moment kyç për Manchester Cityn, që po synon të forcojë mbrojtjen dhe të rikthehet në majat e futbollit evropian pas një sezoni me sfida.

    Ndërkohë, Wolves përballet me një verë të vështirë, pasi humb edhe një tjetër lojtar kyç, Matheus Cunha, i cili u transferua te Manchester United.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark