Pep Guardiola ka shpjeguar arsyen pse ai me shumë gjasë nuk do të marrë më drejtimin e Barcelonës para skadimit të kontratës së tij tek Manchester City.
Guardiola, i cili e nisi karrierën e tij si trajner tek Barcelona, u bë trajneri më i suksesshëm në histori të klubit.
Ai u largua pasi kaloi katër vite në ‘Camp Nou’ dhe që prej atëherë në disa raste politikat e brendshme e larguan atë nga Barcelona.
Me kontratën e tij aktuale tek City e cila skadon në verën e vitit 2025, Guardiola është lidhur me një rikthim të mundshëm në klubin katalanas, por 53-vjeçari ka shpjeguar se pse kjo ka pak mundësi që të ndodhë.
“Nga pikëpamja e tij, Barcelona nuk duhet ta ndryshojë modelin e saj. Nga jashtë, të gjithë e shohin Barcën si diçka ndryshe. Ky klub të dhuron karizëm, një aromë të veçantë. Çfarë lavdërimi më të madh mund të merrni”.
“Ka qenë gjithmonë kështu dhe do të jetë gjithmonë. Ka ndodhur me të gjithë ne. Këtu goditjet vijnë nga të gjitha anët dhe çdo ditë. Por ata që lëndohen më së shumti janë ata që rriten më së shumti”.
“Ka shumë luftëra të vogla tek Barça çdo ditë. Në fund, ju vini në përfundimin se e vetmja gjë që ka rëndësi është të bindësh lojtarët e tu për idenë tënde dhe çfarë mendoni se duhet të bëhet. Sa për pjesën tjetër, është më mirë të mos hyjmë dhe të kujdesesh për shëndetin tënd”, ka thënë Guardiola.
City, të cilët momentalisht kanë epërsi një pikë më shumë se Liverpooli në krye të tabelës, do të rikthehen në aksion ndaj Bournemouthit nesër (e shtunë).