×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Guardiola zbulon dy arsye pse Klopp ishte kundërshtari i tij më i vështirë

    Insajderi
    26 January 2024 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka zbuluar se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka qenë rivali i tij më i vështirë gjatë karrierës së tij.

    Guardiola në një intervistë për Sky Sports ka zbuluar pse Klopp ka qenë rivali i tij më i vështirë në karrierë.

    “Ne jemi ballafaquar me njëri-tjetrin 1 milionë herë. E dyta, për shkak se ai më ka mposhtur mua shpesh, dhe gjithmonë ka qenë një sfidë të përballesha me të përsëri, përsëri dhe përsëri. Kështu që, ne e respektojmë njëri-tjetrin, të paktën nga pikëpamja ime, unë e respektoj atë shumë”, ka thënë Guardiola.

    “Natyrisht, ne kemi argumente dhe mua nuk më pëlqen të mposhtem nga ai, por ai ka qenë rivali im më i madh për shkak të numrit të madh të përballjeve me njëri-tjetrin dhe kënaqësisë kur e mposhtja atë, për shkak se e dini sa e vështirë është”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark